Muhammed Enes Çallı
26 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoğlu është shpallur lojtari më i mirë për muajin korrik në Serie A nga Shoqata Italiane e Lojtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Well in, @ hakanc10! ", bëri të ditur Milan në Twitter të martën, duke uruar lojtarin turk.
Sezonin e kaluar lojtari 26-vjeçar shënoi 11 gola dhe 9 asiste në 38 ndeshje në Milano, pasi shënoi 5 gola dhe 6 asiste për ekipin e tij në Serie A në korrik.