Doğa Kırmızıoğlu
28 shtator 2022•Përditësim: 29 shtator 2022
UEFA ka bërë të ditur vazot e kombëtarëve që do të marrin pjesë në grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit "EURO 2024" që do të zhvillohet në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas vlerësimit të bërë sipas renditjes aktuale të kombëtareve në UEFA Ligën e Kombeve, janë caktuar vazot e kombëtareve që do të marrin në grupet kualifikuese, për shortin që pritet të hidhet më 9 tetor të dielën në Frankfurt.
Nga vendet e rajonit Shqipëria ka gjetur vend në vazon e tretë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova në vazon e katërt, së bashku me Türkiye-n.
Vazoja 1: Holanda, Kroacia, Spanja, Italia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra, Polonia.
Vazoja 2: Franca, Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Izraeli, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Skocia, Finlanda.
Vazoja 3: Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia.
Vazoja 4: Gjeorgjia, Greqia, Türkiye, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.
Vazoja 5: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Administrata Greke e Qipros Jugore, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia, Malta.
Vazoja 6: Andorra, San Marino, Lihtenshtajni.
- Rusia nuk do të mund të marrë pjesë në eliminatoret
Për shkak të luftës që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, Rusia nuk do të mund të marrë pjesë në eliminatoret. Ndërkaq, Gjermania e cila do ta organizojë turneun pa luajtur në eliminatoret do të jetë pjesë e turneut.
Në ndeshjet eliminatore do të marrin pjesë 52 vende që do të ndahen në 10 grupe. Prej tyre 7 grupe do të jenë me nga 5 kombëtare ndërsa 3 me nga 5 kombëtare. Pas ndeshjeve liderët dhe kombëtaret e vendit të dytë do të kualifikohen për "EURO 2024".
Ndërsa 3 kombëtaret tjera që do të jenë pjesë e turneut do të caktohen pas ndeshjeve të "play-off"-it që do të zhvillohen në mars të vitit 2024.