Britania e Madhe, stacion i radhës në MotoGP
Xhirot e renditjes për garën e 12-të të sezonit të MotoGP do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën Silverstone në Northamptonshire të Anglisë

Stamboll
Gara e 12-të e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 25 gusht, ditë e diel, në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën e 12-të të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë, do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën Silverstone në Northamptonshire të Anglisë, e gjatë 5,9 kilometra, ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 14:00.
Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas 11 garave të zhvilluara është si më poshtë:
1- Marc Marquez (Spanjë): 230 pikë
2- Andrea Dovizioso (Itali): 172
3- Danilo Petrucci (Itali): 136
4- Alex Rins (Spanjë): 124
5- Valentino Rossi (Itali): 103
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.