Diyar Güldoğan
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Katër ekipe sot do të luftojnë për një vend në çerekfinalet e Kampionatit Botëror në Futboll “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Suedisë dhe Zvicrës në stadiumin Shën Petersburg në orën 17:00, sipas kohës lokale.
Suedia renditet e para në Grupin F me gjashtë pikë pasi mundi Republikën e Koresë dhe Meksikën. Megjithatë, ajo u mund nga Gjermania.
Në Grupin E, Zvicra renditet e dyta pas Brazilit. Zvicra kaloi me rezultat të barabartë kundër Brazilit dhe Kosta Rikës, si dhe mundi Serbinë.
Kolumbia do të zhvillojë ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin Spartak në 09:00 paradite, sipas kohës lokale.
Në Grupin H, Kolumbia renditet me gjashtë pikë, pasi mundi Poloninë dhe Senegalin, por pësoi humbje nga Japonia.
Anglia në Grupin G me gjashtë pikë u kualifikuar në raundin e dytë, duke mundur Tunizinë dhe Panamanë.