Boksieri shqiptar Florian Marku mposht meksikanin Ramirez
Marku ka triumfoi në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në kryeqytetin e Shqipërisë, ku u mbështet dhe nga tifozët shqiptarë

Tiranë
Boksieri shqiptar Florian Marku ka mposhtur boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez në përballjen në Tiranë, duke fituar edhe titullin në kategorinë WBC në peshën e mesme të lehtë (walterweight), transmeton Anadolu Agency(AA).
Marku triumfoi në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në kryeqytetin e Shqipërisë, ku u mbështet dhe nga tifozët shqiptarë.
Marku mposhti boksierin meksikan pas 10 raundesh të zhvilluara.
Për fitoren e Markut kanë përcjellë mesazhe urimi zyrtarë dhe politikanë të Shqipërisë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. "Mbreti shqiptar", ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke publikuar edhe foton e boksierit Marku.
Në aktivitetin sportiv u zhvilluan edhe ndeshje të tjera me pjesëmarrjen e boksierëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.