Serhat Bağbars
21 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) – Klubi shumëvjeçar i Argjentinës, Boca Juniors fitoi titullin e kampionit të sezonit 2016-2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Boca Juniors i cili ndodhet në pozitën e parë të Ligës Premier me 59 pikë, pavarësisht se i mungon një ndeshje siguroi titullin e kampionit, me humbjen e klubit Banfield në ndeshjen me San Lorenzo.
Banfield i cili ndodhet në vendin e dytë me 5 pikë më parë, një javë para përfundimit të ligës, humbi nga ekipi vendas San Lorezno me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi futbollisti argjentinas Fernando Belluschi.
Me këtë rezultat, klubi Boca Juniors dërgoi në muzeun e tij trefeun e kampionit për herë të 32-të.