Onur Usta
02 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
PARIS (AA) - Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, i cili u padit me akuzën e shantazhit, tha se do të jetë i lumtur në rast se kthehet në Kombëtaren e Futbollit të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Do të jem i lumtur në rast se kthehem në kombëtare. Për këtë shkak luajmë futboll. E dua vendin tim. Ka një trajner i cili i bën zgjedhjet, por unë çdo herë qëndroj i gatshëm", tha Benzema për kanalin TF1.