Elvir Hociç
19 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
BRUKSEL (AA) – Policia belge ka vizituar stadiumin në kuadër të hetimit për një skandal të mundshëm të trukimit të ndeshjes mes Kortrijk dhe Mouscron, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i Kortrijkas më 12 mars u mposht në fushë të tij me rezultat 2:0 nga Mouscron me të cilën fitorja ishte e domosdoshme për të qëndruar në ligën elitare të futbollit belg. Stafi udhëheqës i Westerlo, ekip i cili po ashtu lufton për të qëndruar në ligë, akuzoi Kortrijkan se ka “lëshuar Mouscron që të fitojë”.
Krerët e ekipit Kortrijk mohuan akuzat, por edhe konfirmuan se policia dje vizitoi stadiumin e tyre.
Lojtari serb në fanellën e Kortrijk-as Vladimir Kovaçeviç shënoi autogol i cili në mënyrë shtesë “ngriti pluhurin” në këtë rast. Kovaçeviç përmes rrjetit social tha se kjo ka qenë “incident” dhe se çdo lojtarit mund t’i ndodh të shënojë autogol.
Hetimi për skandal të mundshëm ende është jozyrtar, ndërsa mediat belge lajmërojnë se policia ka marrë në pyetje disa lojtarë dhe përfaqësues të Kortrijkas.