Bakir Tiro
18 Prill 2018•Përditësim: 18 Prill 2018
MYNIH (AA) - Arturo Vidal, futbollisti i Bayernit të Munihut përfundoi sezonin, pas operimit të gjurit, për çka është detyruar të pushojë disa javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas klubit, kiliani ishte detyruar të operohet pas lëndimit që pësoi gjatë stërvitjes javën e kaluar.
Bayerni ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë, kurse deri në fund të sezonit do të luaj edhe në finalen e Kupës Kombëtare. Gjithashtu, me mungesën e Vidal, Bayern do të luaj edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.