Halil İbrahim Avşar
21 qershor 2022•Përditësim: 21 qershor 2022
Klubi turk Ankara Keçiörengücü ka transferuar mesfushorin shqiptar Jurgen Bardhi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga klubi i Spor Toto Ligës së Parë, divizioni i dytë i ligave turke, me Bardhin, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Tuzlaspor-it, kanë nënshkruar një kontratë 1+1-vjeçare.
Futbollisti shqiptar me fanellën e Tuzlaspor-it luajti në 33 ndeshje të ligës dhe shënoi 4 gola.