11 Nëntor 2022•Përditësim: 12 Nëntor 2022
MUTLU DEMİRTAŞTAN -
Djemtë e shumë futbollistëve që luajtën në Kupën e Botës i përjetuan të njëjtat emocione, shkruan Anadolu Agency (AA).
Baballarët që morën pjesë në Kupën e Botës, pas një kohe dëshmuan edhe përpjekjen e djemve të tyre në të njëjtën fushë.
Edhe baballarët e futbollistëve si Paolo Maldini, Diego Forlan, Xabi Alonso, Youri Djorkaeff, Pepe Reina, Kasper Schmeichel dhe Thiago Alcantara, kanë veshur fanellat e vendeve të tyre në Botëror.
Emrat e baballarëve dhe djemve të tyre që morën pjesë në Kupën e Botës janë si në vijim:
Baballarët | Turneu | Kombëtarja | Djemtë | Turneu | Kombëtarja |
Martin Vantolra | 1934 | Spanjë | Jose Vantolra | 1970 | Meksikë |
Roger Rio | 1934 | Francë | Patrice Rio | 1978 | Francë |
Domingos da Guia | 1938 | Brazil | Ademir da Guia | 1974 | Brazil |
Vicente Asensi | 1950 | Spanjë | J.Manuel Asensi | 1978 | Spanjë |
Tomas Balcazar | 1954 | Meksikë | J. Hernandez Gutierrez | 1986 | Meksikë |
Cesare Maldini | 1962 | Itali | Paolo Maldini | 90, 94, 98, 02 | Itali |
M.Sanchis Martinez | 1966 | Spanjë | M.Sanchis Hontiyuelo | 1990 | Spanjë |
Jean Djorkaeff | 1966 | Francë | Youri Djorkaeff | 1998, 2002 | Francë |
Miguel Reina | 1966 | Spanjë | Pepe Reina | 2006, 2010 | Spanjë |
Pablo Forlan | 1966, 1974 | Uruguaj | Diego Forlan | 2002, 2010 | Uruguaj |
Nicolea Lupescu | 1970 | Rumani | Ionut Lupescu | 1990, 1994 | Rumani |
Jan Verheyen | 1970 | Belgjikë | Gert Verheyen | 1998, 2002 | Belgjikë |
Julio Montero Castillo | 1970, 1974 | Uruguaj | Paolo Montero | 2002 | Uruguaj |
Roy Andersson | 1978 | Suedi | Patrik Andersson | 1994, 2002 | Suedi |
Roy Andersson | 1978 | Suedi | Daniel Andersson | 2002, 2006 | Suedi |
Anders Linderoth | 1978 | Suedi | Tobias Linderoth | 2002, 2006 | Suedi |
Miguel Angel Alonso | 1982 | Spanjë | Xabi Alonso | 2006, 2010 | Spanjë |
Jan Kozak | 1982 | Çekosllovaki | Jan Kozak | 2010 | Sllovaki |
Wlodzimierz Smolarek | 1982, 1986 | Poloni | Euzebiusz Smolarek | 2006 | Poloni |
Cha Bum-kun | 1986 | Kore e Jugut | Cha Du-ri | 2002, 2010 | Kore e Jugut |
J.Hernandez Gutierrez | 1986 | Meksikë | Javier Hernandez | 2010, 2014 | Meksikë |
Vladimir Weiss | 1990 | Çekosllovaki | Vladimir Weiss | 2010 | Sllovaki |
Alexander Guimaraes | 1990 | Kosta Rikë | Celso Borges | 2014 | Kosta Rikë |
Danny Blind | 1990, 1994 | Holandë | Daley Blind | 2014 | Holandë |
Peter Schmeichel | 1998 | Danimarkë | Kasper Schmeichel | 2018 | Danimarkë |
Mazinho | 1994 | Brazil | Thiago Alcantara | 2018 | Spanjë |
- Aventurë familjare në Kupën e Botës
Javier Hernandez, futbollisti i Los Angeles Galaxy nga SHBA-ja, në Kupën e Botës të vitit 2010 në Afrikën e Jugut u bë përfaqësuesi i 3-të i familjes së tij që veshi fanellën e kombëtares së Meksikës.
Hernandez arriti të luaj në Kupën e Botës 24 vjet pas babait të tij dhe 56 vjet pas gjyshit të tij.
Gjyshi i Hernandez-it, Tomas Balcazar ka luajtur në Botërorin e vitit 1954 ndërsa babai i tij Javier Hernandez Gutierrez në vitin 1986.
- Futbollistët, baballarët e të cilëve janë trajnerë
Disa nga futbollistët që morën pjesë në Kupën e Botës kanë qenë edhe trajnerë.
Futbollistët që kanë luajtur në ndeshjet e Botërorit nën menaxhimin e baballarëve të tyre janë si në vijim:
Trajneri | Futbollisti | Kombëtarja | Viti |
Ondino Viera | Milton Viera | Uruguaj | 1966 |
Cesare Maldini | Paolo Maldini | Itali | 1998 |
Zlatko Kranjcar | Niko Kranjcar | Kroaci | 2006 |
Vladimir Weiss | Vladimir Weiss | Sllovaki | 2010 |
Bob Bradley | Michael Bradley | SHBA | 2010 |