Hakan Ceyhan Aydoğan,Artur Kun
14 janar 2016•Përditësim: 15 janar 2016
MOSKË (AA) - Atletët rusë po kalojnë një periudhë të rëndë nën hijen e skandalit të dopingut i cila doli në shesh kohë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Opinioni sportiv rus u trondit me lajmin kur Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF) pas raportit të Agjencisë Botërore Anti-doping (WADA), e përjashtoi Rusinë përkohësisht nga ndeshjet, WADA e pezulloi anëtarësimin e Rusisë dhe me dënimin të përjetshëm ish-kryetarin e Federatës së Atletikës së Rusisë, Valentin Balakhnichev dhe ish-trenerin rus Alexey Melnikov.
Kjo periudhë është duke u monituar nga afër nga publiku i cila gjithashtu çoi deri në pezullimin që Rusia të jetë nikoqir në Kupën Botërore për Ecje 2016 dhe Kampionati Botëror i Atletikës së Rinjve 2016.
Shefi i Departamentit të lajmeve të njërës nga gazetat më të njohura sportive "Sport-express" Oleg Shamonajev tha se problemi i dopingut në Rusi mund të zgjidhet tërësisht vetëm me rritjen e një gjenerate e cila nuk do të provojë çdo gjë për të fituar medalje.
Shamonajev në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se skandali i dopingut i cili doli në shesh me raportet e WADA-së dhe IAAF-it shkaktoi që Rusia të humb imazhin dhe të humb shumë suksese sportive të mundshme në atletikë pa garuar.
Shamonajev i cili tregoi se atletika në Rusi kryesisht zhvillohet me anë të mbështetjes së shtetit dhe se shpërblimi i investimeve shihet nga fitimi i medaljeve. "Kjo nuk është problem vetëm në Rusi por sistemi në Rusi e thellon këtë. Për këtë shkak shteti sportistëve duhet t'u thotë, 'me çdo kusht neve nuk na duhet medalja e fituar por nderi i sportistit'. Problemi i dopingut në Rusi mund të zgjidhet tërësisht vetëm me rritjen e një gjenerate e cila nuk do të provojë çdo gjë për të fituar medalje", tha ai.
Shamonajev duke treguar se ka veprime në Rusi për t'u miratuar si krim, përdorimi i dopingut tha se në bazë të ligjit aktual vetëm trajnerët janë përgjegjës për shkak të dopingut por kjo mund të ndryshohet.
- "Pikëpamja e popullit ndaj sportistëve me doping ka ndryshuar" -