Dejan Maksimoviç
23 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
MADRID (AA) – Klubi spanoll i futbollit Atletico Madrid gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të jetë pa sulmuesin e shkëlqyeshëm Diego Costa, i cili së fundmi fitoi të drejtën për të luajtur, pasi verën e kaluar u kthye nga Chelsea e Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Costa në ndeshjen me Girona fundjavën e kaluar fitoi lëndim për shkak të cilës do të duhet të pauzojë. Kjo do të thotë se trajneri Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në Costa-n në ndeshjen e sontme në kuadër të Kupës së Mbretit tek Sevilla, si dhe në ndeshjen e La Ligës kundër Las Palmas.
Që nga kthimi në Atletico Madrid, i lindur në Brazil, në pesë ndeshje shënoi tre gola.