Sport

Atleti olimpik i Ugandës zhduket në Japoni

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se zyrtarët po kërkojnë një "anëtar mashkull 20-vjeçar nga delegacioni i Ugandës"

Can Erözden  | 16.07.2021 - Përdıtësım : 16.07.2021
Atleti olimpik i Ugandës zhduket në Japoni

Ankara

Një atlet olimpik i Ugandës në Japoni është zhdukur, një javë para fillimit të Lojërave Olimpike 2020 në Tokio, raportoi sot media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se zyrtarët po kërkojnë një "anëtar mashkull 20-vjeçar nga delegacioni i Ugandës".

U raportua se ai ishte në Izumisano, prefektura e Osaka-s, për një kamp stërvitjeje paraolimpik.

Emri i atletit nuk u zbulua.

Eventi me shumë sporte në Japoni do të zhvillohet nga 23 korriku deri në 8 gusht pasi u shty për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın