Sport

Ashley Cole i jep fund karrierës si futbollist

"Vendosa që t'i jap fund karrierës në futboll pasi mendova një kohë të gjatë. Dua të hedh një hap të ri në jetën time. Ky hap mendoj se do të jetë si trajner", u shpreh 38 vjeçari Cole

Mutlu Demirtaştan  | 18.08.2019 - Përdıtësım : 19.08.2019
Ashley Cole i jep fund karrierës si futbollist

Stamboll

Futbollisti anglez Ashley Cole, njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pasi mendova një kohë të gjatë vendosa që t'i jap fund karrierës në futboll . Dua të hedh një hap të ri në jetën time. Ky hap mendoj se do të jetë si trajner", u shpreh 38 vjeçari Cole i cili së fundi luante për Derby County.

Cola karrierën e tij e filloi në Arsenal në vitin 1999, ndërsa veshi fanellat e Crystal Palace, Chelsea, Roma, Los Angeles Galaxy, dhe së fundmi Derby County.

Në klubet të cilat ishte pjesë, ai fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës, 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të Federatës, ndërsa ishte pjesë e kombëtares angleze për 107 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın