Yunus Kaymaz
13 Tetor 2017•Përditësim: 14 Tetor 2017
STAMBOLL (AA) - Futbollisti i përfaqësueses së Argjentinës dhe i klubit anglez, Manchester City Sergio Aguero pas rikuperimit iu kthye stërvitjeve nga aksidenti që pësoi në Amsterdam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Manchester City, theksohet se 29-vjeçari Aguero, i cili pësoi aksident automobilistik në Amsterdam në fund të shtatorit, u rikthye pas rikuperimit dhe sërish iu kthye stërvitjeve me shokët e tij.
Aguero ishte në Amsterdam në koncertin e këngëtarit kolumbian Maluma, dhe pas koncertit ai mori një taksi për aeroport kur dhe ndodhi aksidenti.
Mediat më pas njoftuan se Aguero ka thyer brinjën dhe mund të mungonte nga fusha për më shumë se dy muaj, por doli se kjo nuk ishte e vërtetë.
Aguero ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. Në pesë vitet e fundit, sa luan për Manchester City-n, ai ka shënuar 176 gola.