AC Milan përjashtohet nga Liga e Evropës
Para fillimit të sezonit 2018/2019, ekipit veçse i ishte ndaluar pjesëmarrja në raundin e dytë të garës ndërkombëtare Liga e Evropës nga UEFA, trupi drejtues i futbollit evropian, në lidhje me shkeljet e FFP

Ankara
Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) të premten njoftoi se klubi italian AC Milan do të jetë jashtë garave evropiane këtë sezon për shkak të shkeljes së rregullave të financimit, të njohura si "Financial Fair Play" (FFP), raporton Anadolu Agency (AA).
"AC Milan është përjashtuar nga pjesëmarrja në garën e klubeve të UEFA-s për sezonin sportiv 2019/2020 si pasojë e shkeljes së obligimeve të FFP-së së saj gjatë periudhave të monitorimit 2015/2016/2017 dhe 2016/2017/2018", thuhet në kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të CAS.
Para fillimit të sezonit 2018/2019, ekipit veçse i ishte ndaluar pjesëmarrja në raundin e dytë të garës ndërkombëtare Liga e Evropës nga UEFA, trupi drejtues i futbollit evropian, në lidhje me shkeljet e FFP.
Mirëpo, vendimi u përmbys nga CAS në korrik të vitit 2018 kështu që ekipit iu lejua që të marrë pjesë në Ligën e Evropës për sezonin 2018-2019.
Megjithatë, të premten CAS vendosi që të ndalojë pjesëmarrjen e ekipit me nofkën "Rossoneri" nga ky sezon i Ligës së Evropës për të njëjtat arsye.
Dënimi vjen si pasojë e hetimit të kritereve të FFP-së që përfshijnë objektiva për barazpeshë, masa sportive dhe kontribute financiare. UEFA monitoron klubet financiarisht për t'u siguruar që ata nuk shpenzojnë më shumë para se sa fitojnë, një masë e krijuar për t'i ndihmuar ekipet të shmangin problemet financiare në afat të gjatë.
Sezonin e kaluar të Ligës e Evropës, AC Milan u eliminua në fazat e grupeve, ndërsa në ligën italiane Seria A, klubi u rendit e pesta në tabelë, duke siguruar biletën për në garat e Ligës së Evropës.
AC Milan kërkojnë ditët e tyre të vjetra të famës në Evropë, kur klubi fitoi turneun evropian Ligën e Kampionëve UEFA shtatë herë në histori, të fundit në vitin 2007.
Deri më tani, AC Milan po ashtu 18 herë ka qenë kampion në ligën italiane, një në Super Kupën UEFA.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.