Sport

AC Milan emëron trajner të ri, Stefano Pioli

Pioli, i cili më parë ka drejtuar ekipin rival të qytetit Inter Milan, ka rënë dakord për një kontratë dy vjeçare. Milani njoftoi lajmet sot në një deklaratë të shkurtër

Ekip   | 09.10.2019
AC Milan emëron trajner të ri, Stefano Pioli

Milan

AC Milan ka emëruar trajnerin e ri Stefano Pioli për të zëvendësuar Marco Giampaolo, i cili u shkarkua pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e fundit në ligën italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pioli, i cili më parë ka drejtuar ekipin rival të qytetit Inter Milan, është pajtuar për një kontratë dy vjeçare. Milani njoftoi mediat sot në një deklaratë të shkurtër.

Pioli, i cili është një tifoz i Interit, ka trajnuar “nerazzurrët” gjatë sezonit 2016-17, por u shkarkua pasi humbi 10 nga 27 ndeshjet.

Giampaolo u emërua nga Milani si trajner në qershor si zëvendësim për Gennaro Gattuso, i cili u tërhoq pasi përfundoi sezonin në pozitën e pestë, jashtë Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Milani ka humbur katër nga shtatë ndeshjet në drejtim të tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın