Shëndetësi

Studim: Gjysma e SHBA-së do të jetë obeze pas 10 viteve

Deri në vitin 2030, gati një nga dy të rritur, ose 48,9 për qind, do të jenë në mbipeshë dhe përhapja e këtij fenomeni do të jetë më e lartë se 50 për qind në 29 shtete, tregoi një studim i botuar në New England Journal of Medicine

Servet Günerigök  | 19.12.2019 - Përdıtësım : 20.12.2019
Studim: Gjysma e SHBA-së do të jetë obeze pas 10 viteve

Washington

Një studim i ri ka parashikuar se afërsisht gjysma e popullsisë amerikane do të jetë obeze brenda një dekade, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri në vitin 2030, gati një nga dy të rritur, ose 48,9 për qind, do të jenë në mbipeshë dhe përhapja e këtij fenomeni do të jetë më e lartë se 50 për qind në 29 shtete dhe jo nën 35 për qind në shtetet e tjera, tregoi një studim i botuar në New England Journal of Medicine.

Studimi gjithashtu parashikoi që mbipesha e lartë ka më shumë gjasë të bëhet më e përhapur te gratë, të rriturit me ngjyrë jo-hispanikë dhe të rriturit me të ardhura të ulëta.

Autori Zachary Ward, analist në Qendrën e Shkollës Chan të Harvardit për Shkencën e Vendimeve Shëndetësore, tha për CNN se mbipesha e tepruar po rritet në vend.

"Është me të vërtetë e vështirë të trajtosh obezitetin. Pra, parandalimi me të vërtetë duhet të jetë në krye të përpjekjeve për ta luftuar këtë epidemi në rritje", ka thënë Ward.

Aviva Must, kryetare e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Komunitare në Universitetin Tufts, tha se mbipesha ishte e rrallë 50 vjet më parë.

"Njerëzit që ishin të varfër ishin në nënpeshë, jo mbipeshë. Por kjo ka ndryshuar", ka thënë Must.

Pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet ultra të përpunuara, ndër faktorë të tjerë, fajësohen për mbipeshën e tepruar.

Must, eksperte që ishte e përfshirë në studim, ka thënë për CNN se çmimet e ulëta të ushqimeve janë "sigurisht pjesë" e situatës së parashikuar, si dhe opsionet e kufizuara për aktivitet fizik.

Mbizotërimi i mbipeshes te të rriturit dhe mbipesha e tepruar do të vazhdojë të rriten në mbarë vendin, me pabarazi të mëdha midis shteteve dhe nëngrupeve demografike, thuhet në fund të studimit.

Në hulumtin janë përdorur të dhënat për indeksin e masës trupore (BMI) të raportuar nga më shumë se gjashtë milionë persona të rritur. Aktualisht, 18 për qind e popullsisë amerikane vuan nga mbipesha e lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın