Adem Şalvarcıoğlu
14 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
XHAKARTË (AA) – Djaloshi dhjetë vjeçar nga Inonezia, Arya Permana, është hospitalizuar për shkak të obezitetit, i cili tani peshon 192 kilogram, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëna e djaloshit të hospitalizuar Rokayaha Permana për AA tha se Arya në moshën katër vjeçare filloi të trashet me shpejtësi dhe gjatë muajve të fundit ka patur vështirësi me frymëmarrjen.
“Deri në moshën katër vjeçare ka qenë si çdo fëmijë, por që atëherë filloi të trashet dhe në ditë të hajë të paktën pesë herë. Thuajse tërë kohën e kaloi duke ngrënë dhe fjetur”, tha Permana.