Saadet Firdevs Aparı
14 Tetor 2022•Përditësim: 15 Tetor 2022
Hulumtimet e kryera në Evropë kanë treguar se rënia e natalitetit në këtë kontinent është pasojë e karantinës gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pandemia e COVID-19 ka ndikuar tek nataliteti. Karantinat afatgjata çuan në rënie të natalitetit, thuhet në një studim të publikuar në revistën “Human Reproduction”, shkruan BBC.
Rënia më e madhe e natalitetit është regjistruar në Lituani me 28 për qind dhe Rumani me 23 për qind, ndërsa vërehet se nataliteti ka mbetur në të njëjtin nivel edhe në Suedi, ku nuk u zbatua masa e orës policore gjatë pandemisë.
Gjetjet “mund të kenë implikime afatgjata në demografinë e Evropës Perëndimore, veçanërisht me plakjen e popullsisë”, thanë studiuesit.
Masat e distancimit social, frika nga virusi dhe kriza sociale dhe ekonomike e fundit mund të jenë “faktorë që në mënyrë indirekte luajnë një rol në vendimin e çifteve për të shtyrë idenë për të pasur fëmijë”, thuhet ndër të tjera në studim.
Anglia dhe Uellsi pësuan një rënie prej 13 për qind të lindjeve në janar 2021 krahasuar me janarin 2018 dhe 2019, ndërsa numri i foshnjave të lindura në Skoci ra me 14 për qind. Shkalla e lindjeve ra me 14 për qind në Francë dhe 23 për qind në Spanjë.