Shëndetësi

Argjentinë, nga virusi Hanta vdesin 9 persona

Gjykatësi Martin Zacchino mori vendim për ndalimin një mujor të qarkullimit të banorëve të këtij vendi në të cilin jetojnë rreth 3.000 persona

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 12.01.2019 - Përdıtësım : 13.01.2019
Argjentinë, nga virusi Hanta vdesin 9 persona

Buenos Aires

BUENOS AIRES (AA) – Si pasojë e virusit Hanta, një sëmundje infektive e mushkërive, kanë ndërruar jetë nëntë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Virusi Hanta karakterizohet me simptome si të gripit, të cilat shumë shpejtë mund të avancohen dhe të sjellin problem me frymëmarrjen që mund të jetë e rrezikshme për jetën.

Zyrtarët argjentinas theksojnë se epidemia është regjistruar që nga fillimi i dhjetorit në rajonin Epuyen. Janë regjistruar 26 të sëmurë, ndërsa nëntë kanë humbur betejën për jetën.

Gjykatësi Martin Zacchino mori vendim për ndalimin një mujor të qarkullimit të banorëve të këtij vendi në të cilin jetojnë rreth 3.000 persona.

Përkohësisht janë ndaluar tubimet, duke përfshirë edhe ato në funeralet. Që nga viti 2013, 111 njerëz kanë vdekur nga virusi Hanta në Argjentinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın