Ali H. M.Abo Rezeg
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Organizata Ndërkombëtare për memorizimin e Kuran-it (HQMI) paralajmëron se ka aplikacione të pasakta të Kuranit në sistemin celular Android, raporton Anadolu Agency (AA).
HQMI thekson se kanë pranuar disa ankesa në lidhje me gabime të caktuar në tregjet dixhitale të aplikacioneve të Kur'anit, Apple Store dhe Google Play.
Në këto aplikacione, siç thuhet, është regjistruar mungesa e shkronjave në disa fjalë të Kur'anit, gabime në fjali dhe mungesa e shenjave të pikësimit.
"Gjithashtu, disa faqe të Kuranit janë fshirë, me qëllim apo pa qëllim", thotë organizata ndërkombëtare e lidhur me Ligën Botërore Muslimane.
Përmes deklaratës, organizata i bënë thirrje muslimanëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacioneve papagesë të Kur'anit dhe janë propozuar burime të besueshme për përdoruesit të cilët duan të lexojnë dhe ndëgjojnë librin e shenjtë musliman në kompjuterët dhe telefonat e tyre celular.
E themeluar në vitin 2000 në Xheda të Arabisë Saudite, HQMI vepron me qëllim që t'ua mësojë muslimanëve përmendësh Kuranin - Hifzin, mënyrat e përsosura të kujtesës dhe të kuptuarit të tij.