Zehra Ulucak
21 Shkurt 2019•Përditësim: 22 Shkurt 2019
Në Fernandina të ishujve Galapagos të Ekuadorit, është zbuluar një breshkë, lloji i së cilës për herë të fundit është parë para 100 vitesh, lloj për të cilin mendohej se është zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ekuadoriane e Mjedisit njoftoi se gjatë një zbulimi të përbashkët të Parkut Kombëtar Galapagos dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Galapagos, është gjetur një breshkë gjigante femër e llojit Fernandina, për të cilën mendohej se është e vjetër 100 vjet.
Ambientalistët mendojnë se në ishull gjenden më shumë breshka të këtij lloji, ndërsa breshkën gjigante e kanë dërguar në qendrën e ushqimit të kafshëve në ishullin Cruz.
Më tej, bëhet e ditur se breshka e gjallë gjigante e llojit Fernandina, për herë të fundit është parë në vitin 1906.
Unioni Ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, këtë lloj të kafshës e listoi në mesin e specieve të rrezikuara dhe ndoshta të zhdukura.
Ishujt Galapagos, në vitin 1979 janë shpallur Zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.