Fuat Kabakçı
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
ANKARA (AA) - Kina nga pikëpamja e numrit të centraleve bërthamorë theksohet se deri në vitin 2030 do ta lërë pas SHBA-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “China Times”, mësohet se Kina në kuadër të planit të 13-të të zhvillimit 5 vjeçar ka planifikuar të hedhë një hap themelorë në politikën e ekonomisë duke ndërtuar 6 deri në 8 centrale në vit. Gjithashtu ka vendosur të kryejë një investim afërsisht prej 786 miliardë dollarë për të fituar pavarësinë në energji.
Theksohet se vendi 3 përiqnd të nevojave të energjisë elektrike i siguron nga centralet bërthamore dhe se deri në 2030 Kina do ta rrisë me 20 përqind me më shumë se 110 centralet bërthamore që do të ndërtojë.
Kina ndodhet në vendin e pestë në botë për prodhimin e energjisë nukleare. Në lajm mbrohet ideja se vendi deri në vitin 2030 duke lënë pas vendet si Rusinë, Francën, Japoninë dhe së fundmi SHBA-në, ku pretendohet se do të rritet në vendin e parë përsa i përket prodhimit të energjisë nukleare.
Ndër të tjera theksohet se qeveria e Pekinit ka pezulluar projektet e reaktorëve nuklearë të rinj pas fatkeqësisë në Fokushima në vitin 2011.