Barry Eitel
20 tetor 2015•Përditësim: 21 tetor 2015
SAN FRANCISCO (AA) – Hulumtuesit kanë njoftuar të hënën se kanë krijuar një mikroskop të rëndësishëm, por të lirë që mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve, duke përfshirë AIDS dhe kancerin në rajonet e varfëra të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).
I financuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates në Iniciativën "Sfidat e mëdha për shëndetin në nivel global“, shkencëtarët nga Univesiteti Rice besojnë se mikroskopi, i ndërtuar nga plastika 3D, mund të ndihmojnë mjekët që punojnë në zonat e varfëra apo të largëta ku testet laboratorike nuk janë në dispozicion.
Aktualisht, kërkesat e infrastrukturës dhe kostoja e lartë e teknikave mjekësore si sekuenca gjenetike i kufizojnë mjekët në parametrat laboratorike.
Mikroskopi plastik është një zbulim i madh në diagnostikimin e sëmundjeve infektive, për pacientët në trajtim, i cili akoma është mjaft i shtrenjtë, shkruhet në tekstin e botuar në revistën Biomedical Optics Express.
Profesori i asociuar në Universitetin Rice në Houston, Tomsaz Tkaczyk thotë se mjekët shpesh herë mund të marrin një sasi të madhe informacionesh mjekësore vetëm nga shikimi i çelizave të pacientit në mikroskop. Sasi jonormale e qelizave të bardha të gjakut janë shenjë e deficitit të palcës kockore apo AIDS-i. Nëse ndodh ruptura e qelizave të bardha te gjakut , pacienti mund vuajë nga nje infeksion bakterial ose viral.
Doktorët gjithashtu me anë të këtij mikroskopi mund të përdorin teknikën e vjetër mjekësore të zbulimit të kancerit.
"Qëllimi i këtij hulumtimi është t’ju mundësojë atyre që jetojnë në zonat e varfëra të bëjnë testime të nevojshme me një çmim të realizueshëm”, tha Tkaczyk.