Bilgin S. Şaşmaz
08 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
LAS VEGAS (AA) - PanairI i elektronikës CES 2017 (Consumer Electronics Show), më i madhi në botë i cili këtë vit organizohet për të 50-ën herë në Las Vegas të SHBA-ve, ka mbledhur së bashku gjigantët e teknologjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin në të cilën marrin pjesë më shumë se 3.800 marka të cilat kanë aktivitete në sektorin e elektronikës, marrin pjesë gjithashtu më shumë 165 mijë persona nga 150 shtete. Në këtë panair i cili filloi në 3 qendra të ndryshme të qytetit, u prezantuan produktet e reja të markave të njohura.
Vizitorët dhe të pasionuarit pas teknologjisë kanë mundësi që të shikojnë robotë, televizorë me rezolucion 8K, sisteme smart të shtëpive, mjete ajrore pa pilot, automjete pa shoferë dhe shumë të tjera.
Në CES 2017 kompanitë garojnë për të prezantuar produktet e tyre, duke shfaqur edhe momente të këndshme për publikun.
Pjesë e panairit janë mbi 300 konferenca, ndërsa do të përfundojë më 9 janar.