Nazmi Abduramani
13 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
Shkup (AA) – Në Panairin e Shkupit sot është hapur edicioni i 41-të i Panairit ndërkombëtar “Tehnoma 2015”, në të cilin këtë vit theksi vendoset tek inovacionet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë panair, i cili do të mbahet deri të shtunën, marrin pjesë më shumë se 185 ekspozuesve prej të cilëve 50 janë nga jashtë vendit, ndërsa për herë të parë sivjet do të prezantohen edhe kompani nga Tajvani.
Në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik organizohet Forum për inovacione në të cilin të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë biznes do të kenë mundësi të informohen për atë që u ofrohet si mbështetje për inovacionet. Ky Forum do të jetë edhe një mundësi që të bëhet përpjekje për gërshetimin e bashkësisë akademike, sektorit afarist dhe shtetit.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.