Ekip
20 Shtator 2022•Përditësim: 21 Shtator 2022
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë e Ugandës ka shpallur epideminë e Ebolës në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarja shëndetësore në Ugandë, dr. Diana Atwine, tha se një rast i vdekjes që lidhet me Ebolën është regjistruar në qarkun qendror të vendit Mubende.
Është një lloj relativisht i rrallë i llojit sudanez i Ebolës. Kjo u konfirmua pasi autoritetet shëndetësore të Ugandës hetuan gjashtë vdekje të dyshimta në të njëjtin qark këtë muaj.
Lloji sudanez i Ebolës u zbulua për herë të parë në vendin e Afrikës Lindore më shumë se dhjetë vjet më parë.
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën, dr. Matshidiso Moeti tha se po punojnë ngushtë me autoritetet shëndetësore të Ugandës për të hetuar burimin e kësaj epidemie, duke mbështetur përpjekjet që shpejt të vendosen masat efektive të kontrollit.
Sipas OBSH-së, Ebola është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale, që prek njerëzit dhe primatët e tjerë. Ekzistojnë gjashtë lloje të ndryshme, tre prej të cilave (Bundibugyo, Sudan dhe Zaire) kanë shkaktuar epidemi të mëdha në të kaluarën.
Shkalla e vdekshmërisë nga lloji sudanez kanë variuar nga 41 në 100 për qind në epidemitë e mëparshme. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është treguar se redukton ndjeshëm vdekshmërinë nga Ebola.