İdiris Okuduci
27 tetor 2022•Përditësim: 27 tetor 2022
Numri i personave që humbën jetën nga kolera në Liban ka shkuar në 14, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi të dhëna të reja për rastet e kolerës, e cila u shfaq për herë të parë në vend më 6 tetor dhe u përhap në rajonet veriore.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se nga kolera kanë humbur jetën edhe 4 persona ndërsa janë zbuluar 110 raste të reja.
Sipas kësaj, numri i viktimave nga kolera në vend u rrit në 14 ndërsa numri i rasteve në 913.
Ministria e Shëndetësisë më 6 tetor njoftoi se vendi ka regjistruar rastin e parë të kolerës që nga viti 1993.
Vdekja e parë nga kolera në vend u regjistrua më 12 tetor.
Ministri i Shëndetësisë, Firas Abyad në një deklaratë më 19 tetor tha se përhapja e kolerës dhe shkaktimi i vdekjeve u shkaktua nga ndotja në burimet nga të cilat furnizohet uji i pijshëm.