Admir Fazlagikj
25 mars 2017•Përditësim: 26 mars 2017
SHKUP (АА) – Partia VMRO-DPMNE përmes një njoftimi ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetit Ivo Vajgl në të cilën mes tjerash thotë se “Më karakteristike është një deklaratë të cilën na dha Nikolla Gruevski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, se do të insistojë deri në fund, që të mos shkojë në burg”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në mënyrë më të ashpër mohojmë se kryetari Nikolla Gruevski ka dhënë deklaratë siç e transmeton Ivo Vajgl përmes mediave”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, në të cilët thekson se nëse Vajgl ka dhënë deklaratë të tillë “ka hedhur vaj në zjarr në krizën aktuale politike”.
“Me deizinformata të tilla dashakeqe, nëse i ka dhënë Ivo Vajgl, ai duke i shërbyer interesave të dikujt vetëm ka hedhur vaj në zjarrin në krizën aktuale politike, në vend se publikisht ta dënojë platformën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve fqinjë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagim.
Thuhet se VMRO-DPMNE pret që eurodeputeti Vajgl ose të "distancohet nga të pavërtetat" dhe t’i demantojë si deklarata të tij nëse i ka thënë, ose të kërkojë falje për siç thonë, “manipulimet politike me të cilat e sjellin opinionin në konfuzion për realizimin e agjendave të dikujt”.
Eurodeputeti Ivo Vajgl, duke folur për AA tha se gjendja në Maqedoni është shumë serioze, porse megjithatë, ende nuk është përfundimisht alarmante.
Ata që duhet të formojnë Qeveri, thekson Vajgl, lëshuan që kryetar i Kuvendit të zgjidhet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ashtu që ky është një gjest i tolerancës.
“Ata e kanë shumicën, megjithatë këtë post ia dhanë kryetarit të Kuvendit të VMRO-së. Më karakteristike është, megjithatë, një deklaratë të cilën na dha Nikolla Gruevski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, se do të insistojë deri në fund, që të mos shkojë në burg. Në ky është motivi për gjithçka, atëherë do të thotë se edhe shumë gjatë nuk do të ketë kompromis”, theksoi Vajgl.
Eurodeputeti Vajgl theksoi se edhe vetë ka apeluar në Shkup dhe deri te kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i LSDM-së që të takohen. “U thash që të takohen edhe Zaevit edhe Gruevskit në katër sy dhe në mënyrë të ndershme të merren vesh për atë se ku dëshirojnë ta çojnë vendin”, porositi eurodeputeti Ivo Vajgl.