Addis Getachew Tadesse
09 tetor 2020•Përditësim: 09 tetor 2020
Këshilli i Paqes dhe Sigurisë i Unionit Afrikan (UA) sot vendosi të heqë pezullimin e vendosur ndaj Malit nga të gjitha aktivitetet e trupit panafrikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi erdhi pas një takimi virtual të Këshillit të mbajtur në prani të kryetarit të Komisionit të Unionit Afrikan.
Nga mesi i gushtit, një grup i organizuar ushtarak zhvilloi grusht shtet që ishte i dyti në më pak se një dekadë.
Unioni Afrikan ishte i shpejtë për të pezulluar Malin nga të gjitha aktivitetet e Unionit derisa të rivendosej një rregull kushtetues dhe civil.
Kryetari i Komisionit të UA-së, Moussa Faki Mahamat, e mirëpriti vendimin përmes Twitter-it.
"E mirëpres vendimin e #AUPSC (Këshilli i Paqes dhe Sigurisë i Unionit Afrikan) për heqjen e pezullimit të Republikës së Malit pas zhvillimeve të fundit politike pozitive në vend, dhe kështu ritheksoj mbështetjen e plotë të UA për Qeverinë e Tranzicionit dhe popullin e Malit drejt rendit kushtetues, paqes dhe stabilitetit", tha ai.
Heqja e pezullimit erdhi pasi ushtria u dakordua për një periudhë tranzicioni 18-mujore për të rivendosur rend kushtetues dhe rregull civil.