Michael Gabriel Hernandez
09 tetor 2020•Përditësim: 09 tetor 2020
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së së shpejti do të hapin diskutime rreth Amendamentit të 25-të, në mes të çështjes rreth shëndetit të presidentit, Donald Trump, njoftoi të enjten kryetarja Nancy Pelosi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Diskutimet do të fillojnë sot", tha kryetrja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi gjatë konferencës së saj javore për media.
"Të premten ejani këtu. Ne do të flasim për Amendamentin e 25-të", u tha Pelosi gazetarëve, duke refuzuar t'u përgjigjej pyetjeve nëse tani është koha për të thirrur amendamentin.
Amendamenti i 25-të lejon që zëvendëspresidenti të marrë postin e presidentit të përkohshëm nëse komandanti i përgjithshëm, kur ai ose ajo "nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij".
Republikanët sulmuan me shpejtësi Pelosin, duke e akuzuar atë për organizimin e një "grusht shteti" kundër Trumpit.
"Nuk do të lejoja që kryetarja Pelosi të bëjë grusht shteti", shkroi kongresmeni Mark Green. "Ajo tashmë ka armatosur impiçmentin, çka duhet ta ndalojë atë nga armatimi i Amendamentit i 25-të? Na duhet një kryetar i ri!", tha Green.
Shëndeti i Trumpit ka qenë objekt spekulimesh që kur u njoftua të premten e kaluar se ai kontraktoi koronavirusin (COVID-19). Presidenti pohoi se shëndeti i tij është normalizuar pas trajtimit mjekësor, por as ai e as Shtëpia e Bardhë nuk kanë thënë kur rezultoi për herë të fundit negativ ndaj virusit.
"Nuk jam duke folur për këtë sot, përveç për t'iu thënë nëse doni të flisni për këtë, ne do të shihemi të premten", u tha ajo gazetarëve në Kapitol.
"Por, ju më ktheni përsëri në çështjen time, z. president, kur ishte hera e fundit që keni pasur një test negativ para se të dilni pozitiv? Pse Shtëpia e Bardhë nuk po i tregon vendit këtë fakt të rëndësishëm se si kjo u bë një temë e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë?", tha Pelosi.