Kurbani Geyik
22 Gusht 2016•Përditësim: 23 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Mësohet se në takimin e Kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım, me kryetarët e partive opozitare në Turqi, të Partisë Republika Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu dhe të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, është biseduar për temat, si lufta e Turqisë kundër terrorizmit, si dhe zhvillimet në Irak dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë, mësohet se në takimin e Kryeministrit Yıldırım me kreun e CHP-së dhe MHP-së, që u mbajt në Rezidencën e Kryeministrisë dhe që ka zgjatur 3 orë, është vlerësuar procesi i luftës kundër terrorizmit.
Në këtë takim Yıldırım liderët e partive opozitare i ka informuar në lidhje me rrjedhën e luftës dhe hapave të ndërmarrë kundër organizatës terroriste FETÖ. Gjithashtu është theksuar se Partia Demokratike e Popujve (HDP) duhet të marrë një vendim të qartë kundër organizatës terroriste PKK që emri i saj mos të përmendet së bashku me organizatën terroriste.
Mësohet se në takim është biseduar edhe për procesin e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, si dhe zhvillimet në Irak dhe Siri.