Diyar Güldoğan
07 Prill 2023•Përditësim: 07 Prill 2023
ANKARA (AA) - Türkiye i ka shprehur pikëllimin kombit afrikan të Ruandës me rastin e 29-vjetorit e gjenocidit të vitit 1994, në të cilin u vranë rreth një milion njerëz në një hark kohor prej 100 ditësh, transmeton Anadolu.
"Kujtojmë edhe një herë me pikëllimin më të thellë gjenocidin kundër popullatës Tutsi, një nga mizoritë më të këqija në historinë e fundit të njerëzimit, që ndodhi në Republikën e Ruandës në vitin 1994", tha Ministria e Jashtme turke në një mesazh.
"Përshëndesim faktin që Ruanda ishte në gjendje të rivendosë paqen e saj sociale duke shëruar plagët e kësaj mizorie. Shpresojmë që paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i arritur përmes këtij procesi të jenë të qëndrueshme", thuhet më tej.
Türkiye kundërshton të gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit, racizmit, ksenofobisë dhe ideologjisë ekstremiste dhe do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri për të parandaluar përsëritjen e vuajtjeve të ngjashme në të ardhmen, theksohet në mesazhin e ministrisë.
Në vitin 1994 në Ruandë, grupi etnik Hutu filloi gjenocidin kundër grupit tjetër etnik Tutsi, të cilët u fajësuan për rrëzimin e aeroplanit të presidentit të atëhershëm, Juvenal Habyarimana. Në masakrën 100-ditore në vend humbën jetën më shumë se 800 mijë njerëz të grupit etnik tutsi.