Presidentët e Turqisë dhe Nigerit diskutojnë çështje dypalëshe dhe rajonale
Duke theksuar rëndësinë që ai i jep forcimit të marrëdhënieve Turqi-Niger, Erdogan gjatë telefonatës shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Ankarasë për Nigerin në të gjitha fushat
Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Nigerit, Abdurrahman Tchiani, gjatë një telefonate kanë diskutuar zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi Drejtoria e Konunikimit e Turqisë, duke theksuar rëndësinë që ai i jep forcimit të marrëdhënieve Turqi-Niger, Erdogan gjatë telefonatës shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Ankarasë për Nigerin në të gjitha fushat.
Presidenti turk theksoi se ata do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e energjisë, minierave dhe mbrojtjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
