Politikë

Meta takim me presidentin e Gjermanisë

Presidenca e Shqipërisë njoftoi se Meta gjatë takimit vlerësoi vëmendjen e presidentit Steinmeier dhe të Gjermanisë që i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Fatjon Cuka  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 20.02.2019
Meta takim me presidentin e Gjermanisë ( Abdülhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite pune në Berlin është pritur në një takim nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ku dy homologët kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë theksohet se Meta gjatë takimit vlerësoi vëmendjen e presidentit Steinmeier dhe të Gjermanisë që i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në rajon, të dy presidentët ndanë të njëjtin vlerësim se arritja e Marrëveshjes së Prespës është një shembull i suksesshëm që inkurajon edhe Kosovën edhe Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme në interesin më të mirë të paqes, stabilitetit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se Steinmeier e siguroi Metën se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm në proceset integruese për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit, me synim jo vetëm ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, por për t’i ndihmuar ata në avancimin e reformave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Presidenti Meta gjatë takimit e ka ftuar homologun Steinmeier për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın