Kristina Maslareviç
05 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
BEOGRAD (AA) – Me pritje solemne para Pallatit të Serbisë në Beograd, përmes intonimit të himnit dhe prezantimit të delegacioneve të të dyja vendeve, kryeministri hungarez Viktor Orban filloi vizitën zyrtare në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri hungarez Orban është pritur nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, me të cilin pas pritjes realizoi takimin kokë më kokë.
Pas takimit të dy kryeministrave do të mbahet edhe takim i delegacioneve të dy vendeve, ku më pas Orban dhe Vuç së bashku do t’u drejtohen mediave.