Stipe Mayiç
23 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
ZAGREB (AA) - Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviç sot ka hapur seancën e 28-të të qeverisë kroate, të parën në mandatin teknik pas votimit të mosbesimit të kryeministrit në Parlament. Ai tha se qeveria në mandatin e saj teknik do të kryejë të gjitha detyrimet e saj në katër muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Fakti është se do të jemi qeveri teknike për katër muaj, ndoshta edhe më gjatë", tha kryeministri teknik Oreshkoviç.
"Ne nuk do të dorëzohemi", ndërhyri si në të qeshur ministri i jashtëm nga radhët e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) Miro Kovaç.
Kryeministri bëri të ditur se Parlamenti do të punojë më pak se një muaj, apo deri në shpërbërjen e tij më 15 korrik.