Stipe Mayiç
04 prill 2016•Përditësim: 04 prill 2016
ZAGREB (AA) - Gjatë natës, deri më tani autori i panjohur ka hyrë në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kroacisë në Zagreb, me ç'rast është vjedhur sasi e madhe ari dhe para, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë është thyer Zyra e shefit të shërbimit të krimit të organizuar, Zheljko Dolaçko në selinë e MPB-së në rrugën Heinzelnov, ku autori, apo autorët kanë vjedhur, deri më tani jozyrtarisht 280 mijë euro dhe dy kilogram ari.
Hajdutët thuhet se kanë hyrë në zyrën e shefit të Dolaçak në katin e dytë të selisë së MPB-së në Heinzelova, duke u afruar pranë shkallëve të emergjencës dhe vodhën pasurinë që ndodhej në kasafortën e tij.
Tani për tani nuk dihet nëse janë vjedhur edhe dokumente. Hetimi është në vazhdim kurse policia nuk ka dhënë më shumë detaje.