Michael Sercan Daventry
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
LONDËR (AA) - Dërgesat humanitare në pjesët të cilat gjenden në shtetrrethim në Siri nuk mund të presin rezultatin e bisedimeve paqësore, deklaroi sot Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Londër, Kerry tha se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) është e qartë dhe në të thuhet se forcat e regjimit dhe ato të opozitës duhet të garantojnë qasje të menjëhershme humanitare.
“Ky është një detyrim i cili nuk lidhet me bisedimet. Është një obligim i pranuar nga të gjitha palët në rezolutën e KB-ve. Rusia ka votuar për të njëjtën, Rusia bart përgjegjësi, njëjtë si të gjitha palët tjera dhe duhet tu përmbahet", deklaroi sot Kerry.