İdris Okuducu
29 prill 2016•Përditësim: 29 prill 2016
ERBIL (AA) – Kreu i Qeverisë Rajonale Kurde në Irak (QRKI), Mesut Barzani, ka pritur në rezidencën presidenciale në qytezën Salahaddin të Erbilit zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe delegacionin që e shoqëron, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të publikuar nga zyra e Barzanit, palët i vlerësuan zhvillimet e fundit, duke përfshirë këtu operacionet për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DAESH, zhvillimin e qytetit dhe luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri.
Në deklaratë njoftohet se Biden e ka falënderuar Barzanin për qëndrimin dhe përpjekjet e Peshmergëve në rikthimin e stabilitetit duke e mbrojtur procesin politik në Irak.