Amir Latif Arain
06 Dhjetor 2023•Përditësim: 07 Dhjetor 2023
Japonia do të organizojë samitin virtual të Grupit 7 të mërkurën, ku do të diskutohen një mori çështjesh, përfshirë konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjithashtu pritet të marrë pjesë në samitin që do të organizohet nga kryeministri japonez Fumio Kishida, ndërsa Japonia përmbyll rolin e saj si kryesuese për këtë vit, raportoi "Kyodo News" me bazë në Tokio.
Italia do të marrë kryesimin e G7 nga Japonia vitin e ardhshëm.
Përveç situatës në Lindjen e Mesme, liderët e G7 pritet të diskutojnë edhe për luftën Rusi-Ukrainë, tha në një konferencë për media shefi i kabinetit Hirokazu Matsuno.
Gjithashtu në axhendë do të jetë edhe korniza gjithëpërfshirëse ndërkombëtare për inteligjencën artificiale të avancuar.
Vendet që përbëjnë G7 janë Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja plus Bashkimi Evropian.