Alma Çekovic
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
TEHERAN (AA) - Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç arriti për një vizitë zyrtare tre-ditore në Iran, ku në Pallatin Presidencial u prit me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, presidenti iranian Hassan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ceremonisë së pritjes solemne në Pallatin Presidencial, presidentja kroate Grabar-Kitaroviç dhe Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hassan Rouhani do të kenë takim dypalësh me delegacionet zyrtare të të dyja vendeve.
Në prani të dy presidentëve, ministrat e ekonomisë të Kroacisë dhe Iranit do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, kurse kryetarët e Dhomave të Tregtisë kroate dhe Iranit do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi.
Përveç me presidentin e Iranit, presidentja kroate në Teheran do të ketë takime të ndara me zyrtarë të lartë iranianë, si me liderin suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kryetarin e Parlamentit Ali Larixhani, kryetarin e Këshillit ajatollahun Akbar Hashemi Rafsanjani dhe ministrin e jashtëm dr. Mohammad Javad Zarif.