Kristina Maslareviç
03 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
BEOGRAD (AA) – Në seancën e parë të Parlamentit të Serbisë në të cilën do të konfirmohen mandatet e 250 deputetëve do të zgjedhet edhe kryetari, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i shtëpisë ligjvënëse filloi në orën dhjetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Seancën e ka thirrur kryetarja e mëparshme e Parlamentit Maja Gojkoviç, për të cilën mandatar është kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Ajo paralajmëroi se përsëri do të kryejë këtë detyrë. Seancën e parë e kryeson Dragoljub Miçunoviç, deputet nga Partia Demokratike, si deputeti më i vjetër.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, Parlamenti konsiderohet i konstituuar me konfirmimin e dy të tretave të mandateve. Përveç konfirmimit të mandatit, zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm, në seancën konstituive do të bëhet edhe zgjedhja e anëtarëve të delegacione të përhershme parlamentare dhe institucioneve ndërkombëtare.
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 24 prill, në parlamentin e Serbisë kanë hyrë deputetët e listës "Aleksandar Vuçiç - Serbia fiton", 131 mandate, SPS-JS me 29 mandate, Partia Radikale Serbe 22 vende, Lëvizja "Mjaft ishte" dhe koalicionit rreth Partisë Demokratike me 16 vende, koalicioni SDS-LDP-LSV me 13 mandate.
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës në Parlament ka katër vende, lista e Muamer Zukorliç dhe SDA Sanxhakut nga dy mandate si dhe një mandat kanë Partia e Gjelbër dhe Partia për Veprim Demokratik.