Politikë

Pendarovski: Në rrethin e parë kryeson koncepti "bashkë"

Duke folur në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas përfundimit të votimit, Pendarovski theksoi se koncepti "bashkë përpara" do ta rrumbullakësojë fitoren më 5 maj

Husamedin Gina  | 22.04.2019 - Përdıtësım : 22.04.2019
Pendarovski: Në rrethin e parë kryeson koncepti "bashkë" ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Sonte në rrethin e parë kryeson koncepti së bashku, që është pjesë e konceptit të vetëm të suksesshëm për gjithë vendin, tha kandidati i koalicionit qeveritar të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas përfundimit të votimit, Pendarovski theksoi se koncepti "bashkë përpara" do ta rrumbullakësojë fitoren më 5 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

"Faleminderit për mbështetjen e shumicës që ma dhatë mua dhe këtij koncepti, bashkë përpara, në rrethin e parë. Është e qartë se mbështetja e shumicës është nga qytetarë maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, serbë, romë dhe të tjerë. Sonte në rrethin e parë kryeson koncepti bashku. Ai është pjesë e konceptit të vetëm të suksesshëm për të gjithë ne dhe vendin tonë", tha Pendarovski, duke shtuar se koncepti "bashkë" do të fitojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj.

Pendarovski theksoi se procesi i votimit ka kaluar në frymë demokratike dhe se pret që kështu të vazhdojë edhe më 5 maj.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, theksoi se Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët, udhëheq në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe se ai do të jetë president i shtetit për shkak se pret fitore më 5 maj.

Sipas kryeministrit Zaev, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Stevo Pendarovski udhëheq për rreth 4.300 vota para kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

"Janë më shumë se 4.300 vota epërsi, fitore për Stevo Pendarovskin, dhe për këtë, qytetarë të nderuar, më lejoni fillimisht t’ju uroj për zgjedhjet fer dhe demokratike me të cilat vërtetuam vlerë evropiane të plotë. Hapa të këtillë na ngjajnë. Jam i bindur se në rrethin e dytë zgjedhor do të rrumbullakësojmë edhe një vlerë evropiane, president evropian të vendit tonë", deklaroi Zaev, duke theksuar se pret që votat e kandidatit Blerim Reka më 5 maj të kontribuojnë në rrugën që e çon vendin përpara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın