Kaamil Ahmed
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
JERUSALEM (AA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi me partinë opozitare të ekstremit të djathtë Avigdor Lieberman, në kuadër të së cilës kryetari i partisë Yisrael Beitenu do të emërohet si ministër i ri i mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia e Liebermanit Yisrael Beitenu (Izraeli shtëpia jonë), dhe Likud e Netanyahut kanë arritur marrëveshje për qeverinë e koalicionit pasi kryeministrit izraelit ka pranuar kërkesat kryesore të Liebermanit për financim të pensioneve për izraelitët që emigruan nga ish-Bashkimi Sovjetik, transmeton radio izraelite.
Me Lieberman në qeverinë izraelite do të hyjë edhe Sofa Langver, e cila do të emërohet si ministre e Emigracionit. Të dy zyrtarët do të bëjnë betimin të hënën.
Opozita izraelite dhe populli palestinez konsiderojnë se pas emërimit të Liebermanit si ministër i mbrojtjes, ushtria izraelite do të ashpërsoj masat ndaj palestinezëve. Ministri i ardhëshëm i mbrojtjes mban qëndrimin e dënimit me vdekje për palestinezët e shpallur fajtor për vrasjen e izraelitëve në konflikt.