Hajer M'tırı
21 tetor 2015•Përditësim: 21 tetor 2015
PARIS (AA) - Bisedimet e bllokuara për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të lëvizin përpara, tha kryeministri francez, Manuel Valls të martën.
"Ne shpresojmë se këto negociata do të përparojnë në fushat për të cilat Turqia është gati", u tha ai ligjbërësve në Asamblenë Kombëtare.
Ai shtoi: "Turqia është një vend i madh. Ai është një partner strategjik i Francës dhe BE-së, dhe një aleate e aleancës transatlantike".
Valls është politikani i vetëm evropian që flet për rifillimin e bisedimeve për bashkangjitjen e Turqisë me bllokun 28-anëtarësh, e cila kërkon ndihmën turke në lidhjen me krizën e refugjatëve që ka përfshirë Evropën.
"Prandaj ne duhet të vazhdojmë dialogun me Turqinë dhe të mbështesim atë në përpjekjet e saj rreth përkujdesit të refugjatëve", tha Valls. "Kriza e refugjatëve që kemi në Evropë do të jetë edhe më dramatike dhe më serioze në qoftë se BE-ja nuk ndihmon Turqinë financiarisht dhe politikisht".
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.