Riyaz Ul Khaliq
16 Prill 2021•Përditësim: 16 Prill 2021
Koreja e Jugut zgjodhi një kryeministër të ri, i treti nën presidencën e Moon Jae-in, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra presidenciale njoftoi se Kim Boo-kyum, deputet me katër mandate i cili gjithashtu shërbeu si ministër i Brendshëm, është emëruar për kryeministër të ri të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve "Yonhap".
Ndryshimet në udhëheqjen e lartë erdhën pasi Partia Demokratike në pushtet u përball me disfatë në zgjedhjet lokale javën e kaluar, përfshirë kryeqytetin Seul, të cilin e humbi nga opozita.
Kim zëvendësoi Chung Sye-kyun, i cili dha dorëheqje pas një periudhe 15-mujore.
Chung shihet si një kandidat presidencial në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Zyra presidenciale tha se Kim është një politikan që është përkushtuar prej kohësh për "anti-rajonalizim, reformë shoqërore dhe unitet kombëtar".
Moon gjithashtu zgjodhi ministra të rinj të tokës, punës, industrisë, shkencës dhe oqeaneve, shumica e të cilëve janë teknokratë në vend të politikanëve të rregullt.
Të emëruarit do të duhet të përballen me seancë dëgjimore në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut para se të marrin postet e tyre të reja.