Duygu Yener
11 Tetor 2019•Përditësim: 12 Tetor 2019
Të paktën 16 terroristë janë neutralizuar pasi Forcat e Armatosura të Turqisë i janë përgjigjur të shtënave provokuese të organizatës terroriste ndaj 25 pikave kufitare, njofton ministria turke e mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"I është përgjigjur të shtënave provokuese të organizatës terroriste PKK/PYD-YPG ndaj 25 pikave kufitare në lindje të Eufratit, janë neutralizuar gjithsej 16 terroristë", thuhet në njoftim.
Të mërkurën, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.